TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur sot papushim në ERTV dhe nëpër televizionet informative, duke mos u lodhur asnjë çast, t'ju kthejë përgjigje komenteve të qytetarëve.
Njëri prej komentuesve, ka shprehur mendimin se Rama ngjason me Enver Hoxhën. "Na je bërë si Enveri...", shkruan komentuesi.
Kryeministri nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për diktatorin e djeshëm, por e urdhëroi qytetarin të lajë duart, të hapë dritaret dhe të lexojë librat.
"E ke njoft' Enverin ti? Apo ta ka treguar baba?! Pse u bëra si Enveri unë, se po mbroj jetën tënde? Rri aty, laj duart, hap dritaret dhe lexo librat! Të jesh gati kur te kthehesh në shkollë", tha Rama.
/TPZ.al/