AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 22:57

“Në tryezë për të zgjidhur krizën e tranzicionit 30 vjeçar”- Kryemadhi : Nëse opozita do të…

“Në tryezë për të zgjidhur krizën e tranzicionit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas protestës së 10-të kombëtare të opozitës, ka treguar se çfarë do të ndodh në aksionin e mëtejshëm.

Në një lidhje live në emisionin Opinion, para Kryeministrisë, Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa shtoi se opozita nuk do të ulet në tryezë bisedimesh për zgjidhjen e krizës aktuale, por për të zgjidhur krizën e tranzicionit 30 vjeçar.

“Aksioni politik është zgjidhja e kësaj situate idiote që ka futur Edi Rama. nuk mendoj që është sot çështja e bisedimeve se sa standardet për t’u ulur në tryezë për të zgjidhur krizën e tranzicionit 30 vjeçar në Shqipëri, jo krizën e momentit. Nëse opozita do të ulet në tavolinë për të zgjidhur krizën e momentit, do të ishte tradhti”, tha Kryemadhi.