AKTUALITET, 21 Shtator 2019, 16:47

Kujdes, priten lëkundje të tjera tërmeti! Çfarë duhet të bëni nëse jeni brenda një banese

Kujdes, priten lëkundje të tjera tërmeti! Çfarë duhet

Dy tërmete mjaft të fuqishëm kanë rënë në Shqipëri. Konkretisht tërmetet kanë qenë me magnitudë 5.8 dhe 5.5 ballë. Epiqendra e tyre ka qenë rreth 1 kolometër nga qyteti i Durrësit.

Sizmiologu Ervin Kasaj ngre alarmin se priten të tjera lëkundje sizmike. Siç shihet edhe në foton e postuar prej tij (shiko lart hartën), gadishulli i Ballkanit dhe Shqipëria kanë një aktivitet të lartë sizmik.

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti? 

Në rast të një tërmeti duhet të lini urgjentisht banesën. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, ndiqni hapat e mëposhtëm. 

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Futuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.