TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tërmet shumë i fuqishëm ka shkundur Shqipërinë. Ai ka qenë i magnitudës 5.8 ballë, por me një intensitet prej 7.5 ballë.
IGJEUM e ka konsideruar këtë si tërmetin më të fuqishëm të tridhjetë viteve të fundit.
Sipas sizmiologut Rrapo Ormeni, pritet të ketë lëkundje të tjera, derisa të vendoset një ekuilibër dhe gjendja të stabilizohet.
Tërmeti e ka patur epiqendrën 30 kilometra në veri të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.
Qytetarët kanë dalë urgjentisht jashtë banesave. Lëkundjet kanë qenë jashtëzakonisht të forta.
Sipas Ministres së Shëndetësisë, janë lënduar 68 persona nga tërmeti.
Raportohet se ka dëme të shumta materiale dhe disa banesa të shembura.
Lëkundje shumë të forta janë ndjerë veçanërisht në kryeqytet, por edhe në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti?
Duhet të dilni urgjentisht nga banesa. Nëse nuk është e mundur, ndiqni hapat e mëposhtëm.
Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:
-Uluni në tokë,
-Futuni nën një tavolinë,
-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.
Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.
Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.
Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.
/TPZ.al/
