TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe pse ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shprehet se aktiviteti i institucionit që drejton vijon pa ndërprerje.
Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj është ndalur te disa prej projekteve dhe nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë javës së fundit, duke nënvizuar se vështirësitë nuk e kanë penguar vijimin e punës.
Mes çështjeve të përmendura janë 1,800 kreditë e buta për familjet e kryeqytetit, për të cilat shprehet se ndihet krenar, avancimi i punimeve për shkollën e re në zonën e Astirit, si dhe projekti i parkingut pranë Pazarit të Ri. Veliaj e ka shoqëruar reagimin me mesazhin se vullneti për të punuar mundëson gjetjen e zgjidhjeve edhe në situata të vështira.
Postimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj
Puna nuk ndalet në Tiranë dhe java që sapo mbyllëm na tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje.
Jam krenar që ia dolëm të jepnim 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës, të ecim me punimet në shkollën e re në Astir, që do të jetë gati për vitin tjetër shkollor, dhe parkingun e ri te Pazari i Ri, e plot punë të tjera për qytetin.
Tirana në punë!