AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 13:42

Paralajmërimi i fortë i Metës: Nuk do ti njoh ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës

Paralajmërimi i fortë i Metës: Nuk do ti njoh ndryshimet e


“Nuk do ti njoh ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës”.

Kështu e mbylli fjalën e sotme para mediave Ilir Meta.

Presidenti foli për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve politike në vend. Por sipas presidentit, lëvizja e mëpasshme e Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore e zerojnë këtë marrëveshje të arritur.

Meta u shpreh se të gjithë aktorët politikë, vendas dhe ndërkombëtarë janë kundër Ramës dhe lëvizjes së tij.

"Shënoj si arritje të këshillit politik marrëveshjen e 5 qershorit edhe për ecurinë e procesit të integrimit në BE. Kjo marrëveshje u mbështet fort nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe u përshëndet nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, Komisioneri Joseph Barel dhe komisionari i Zgjerimit, i Oliver Varhelyi.

Përfshirja dhe konsensusi i arritur do të konsideroheshin si suksese.

Por iniciativa e mazhorancës për ta ndryshuar e prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit e zeron këtë marrëveshje dhe do të dëmtonte edhe kredibilitetin e ministrit të Jashtëm njëherësh kryeministër dhe si drejtuesi i OSBE.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja.

Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias.

Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve.

Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë’" tha presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat.