TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme ka protestuar për mosveprimin e SPAK në lidhje me gjashtë kallëzimet që janë bërë për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Robert Budina në një deklaratë për mediat thotë se SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret dhe asnjë vendim për vendosjen sekuestros preventive mbi truallin dhe projektin e Bajker Ingels me qellim parandalimin e dëmit financiar.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon informacion nga SPAK për kallëzimet e bëra”, deklaroi Budina.
Më tej Budina thotë se “nëpërmjet këtyre kallëzimeve kemi marrë vendimin të bëhemi përçues të zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se zbatimi i ligjit besojnë do të na çojë drejt përsosjes së shoqërisë sonë”.