TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që me vendosjen e Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës, ky dikaster është përfshirë nga ndryshime të shumta në trupën diplomatike.
Tashmë lëvizjet do të prekin drejtuesit e lartë të institucionit por edhe ambasadorët. Sekretari i përgjithshëm Gazmend Barbullushi është propozuar prej kryeministrit ambassador i Shqipërisë në Spanjë.
Të mërkurën ai do të raportojë në komisionin parlamentar për politikën e jashtme ku do të paraqesë strategjinë e tij në drejtimin e përfaqësisë diplomatike.
Pas kësaj komisioni do të dërgojë mendimin në presidencë, i cili duhet të shprehet brenda 30 ditësh me dekret.
Burimet kanë bërë të ditur se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë pritet të emërohet diplomait i karrierës Armand Skapi.
Gjithashtu ai do të jetë edhe në krye të grupit të punës për ndryshimin e ligjit për diplomacinë. Skapi ishte edhe pjesë e grupit të negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë, një çeshtje që ka mbetur ende pezull mes dy vendeve.