TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hasan Ahmetaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Policisë së Beratit, ku ka shërbyer si drejtor edhe përgjatë intervalit njëvjeçar 1998-1999.
Emërimi i Ahmetajt vjen pas largimit rreth 1 muaj më parë të Artion Dukës, i cili kaloi në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë. Vendin e Dukës e mbajti përkohësisht zëvendësi i tij, Fatmir Hoxha, deri pasditen e djeshme, kur përgjegjësinë e drejtimit të Drejtorisë Policisë së Beratit e mori Ahmetaj.
Ahmetaj zotëron një karrierë të shkurtër në radhët e Policisë së Shtetit, ku ka mbajtur për disa vite poste të rëndësishme në fund të viteve ’90.
Kreu i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit ka ushtruar më parë detyrën e drejtorit të Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, prej vitit 2018 e deri në emërimin e tij në postin e tanishëm. Ahmetaj mbaruar studimet e larta në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega “Kufi”.