AKTUALITET, 16 Prill 2019, 13:48

Italia dëbon imamin shqiptar, akuzohet për lidhje me ISIS/ EMRI

Italia dëbon imamin shqiptar, akuzohet për lidhje me ISIS/ EMRI


Një imam shqiptar do të dëbohet nesër nga shteti fqinj, Italia, pasi akuzohet për lidhje me ISIS. Bëhet fjalë për shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Zejnullah Sadiki.

Por emri i tij nuk është i panjohur për mediat italiane, pasi në vitin 2015, në provincën e Grossetos u zbulua një celulë xhihadiste, ku emri i imamit Sadiku u lakua së bashku me Maria Gulia Sergio, alias Fatima, e para grua xhihadiste në shtetin italian.

Ndërsa, lajmin për largimin e tij, e ka bërë të ditur vetë imami nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ku shkruan se jam i arrestuar nga forcat e rendit në shtëpinë time, pa asnjë dëshmi, me arsyen se unë jam person i rrezikshëm për shtetin Italian.

Postimi i plotë i Zejnullah Sadikit:

Te nderuar vellezer dashamire esselamualejkum

Nga mengjesi i dites se Henë ora 06:00 me urdherin e ministrit te brendshem te Italis Mateo Salvinit jam i arrestuar nga forcat e rendit në shtepin tim, pa asnjë deshmi, me arsyen kinse unë jame person i rrezikshem per shtetin Italian duke theksuar keto fakte:

Se une jam nje imam gjithnjë radikal.

Se kam frekuentuar shume qendrat Islame.

Se po merrem me (logjistik) me organizim të jetes Islame.

Per shkakun se jam familjarizuar ketu ne Itali si nje imam me pervoj.

……….

Nga dita e Hene ne mbremje po mbahem në qendren e emigranteve në Torino ku nuk meret vesh se cfar Po behet…

Per shkak te kushteve aktuale qe gjindem nuk mund te shkruaj me shumë.

ALLAHU UA PRANOFTË XHUMAN TË GJITHVE DHE BENI DUA PER MUA.

E di se sotë ne xhuma xhematit i kam munguar por ju them se nese akoma ka drejtesi dhe demokraci ne shtetin Italian do te kthehem perseri.