AKTUALITET, 16 Prill 2019, 14:11

“Me policinë do qajmë hallet”, vëllai Admirit: U përdor për guximin/ VIDEO

“Me policinë do qajmë hallet”, vëllai Admirit: U


Një javë pas supergrabitjes në aeroportin e Rinasit, ka folur për mediat vëllai i Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë me plumb në kokë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë e Shtetit.

Vëllai i 47-vjeçarit, Can Murataj ka treguar detaje nga jeta e Admirit, ndërsa shprehet se ai ka ushtruar profesionin e mësuesit para se të ikte me gruan dhe fëmijët në drejtim të Greqisë. Sipas tij, Admiri ka punuar si murator në Greqi dhe prej andej u kthye i zhgënjyer nga jeta, teksa i kishte treguar atij se Greqia “kishte marrë fund”.

“Ka qenë mësues, më tej iku nga mësuesia dhe mori gruan e tij dhe fëmijët në Greqi. Punoi atje murator, por pasi disa vitesh u rikthye i zhgënjyer nga jeta atje. Iku nga mësues mori nusen iku në Greqi. I thashë: Vëllai ik nga Greqia, Evropa është e madhe! Të jeni të bindur tek zoti, ka filluar punën në Greqi murator, mori një magazinë supermarket për mirëmbajtje”, tha vëllai.

I pyetur për identitetet që përdorte, Murataj tha se këtë vëllai e kishte bërë për motive përfitime duke treguar se shumë shqiptarë përdorin një strategji të tillë në të gjithë Greqinë.

“I ka ndërruar emrat për motive përfitimi. Po nuk ishe Thanasi në Greqi nuk t’u hapnin duart. Më erdhi më tha Greqia ka marrë fund, ka rënë 16 kile në peshë, nuk e kanë njohur si njeri. Në vitin 2014-ën ju kthye grabitjeve në shuma të mëdha”- shprehet ai.