AKTUALITET, 9 Korrik 2021, 13:21

Ndodh në Tiranë, roja vulos certifikatën e të miturit, arrestohet nga policia

Ndodh në Tiranë, roja vulos certifikatën e të miturit,


Policia e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar, roje në një njësi administrative të kryeqytetit. Sipas uniformave blu, A. Ç., 53 vjeç ka vulosur me vulën e gjendjes civile një certifikatë personale të një shtetasi të mitur.

Burimet nga policia thanë se 53-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, i shtetasit A. Ç., 53 vjeç, me detyrë roje në një njësi administrative, pasi ka vulosur me vulën e gjendjes civile një certifikatë personale të një shtetasi të mitur,” thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, në një njoftim për mediat, policia tha se janë arrestuar edhe 6-të shtetas të tjerë për vepra penale të ndryshme.

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur për të vjedhur një biznes në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.

Një 33-vjeçar u arrestua, pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Gjithashtu, policia tha se u arrestua në flagrancë shtetasi Z. Z., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. B., 30 vjeç, D. M., 33 vjeç dhe A. G., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.