TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas mbledhjes në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbledhur drejtuesit e lartë të policisë në vend.
Mësohet se mbledhja ka nisur prej orës 09:00 dhe po vijon ende ndërsa pritet që të ketë ndryshime në kupolën drejtuesve të uniformave blu.
Rama foli dje me tone të ashpra sa i takon rolit të policisë duke drejtuar gishtin ndaj tyre për sulmet me armë në lokalet në zonat bregdetare, pronarët e të cilëve theksoi se kapin për hunde shefat e komisariateve.
Ai e pati edhe një ultimatum për drejtuesit duke deklaruar se kanë vetëm 100 ditë kohë dhe asnjë ditë më shumë për vënien e policisë në angazhim të plotë duke çliruar qytetarët nga “skifterët dhe çakenjtë”.