AKTUALITET, 9 Korrik 2021, 10:33

Duke folur në telefon ndërkohë që drejtonte makinën, tentoi t’i shpëtonte gjobës me ryshfet, 21-vjeçari përfundon në pranga

Duke folur në telefon ndërkohë që drejtonte makinën,


Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë efektivët, për t’i shpëtuar gjobës. I riu u ndalua nga patrulla pasi u konstatua duke folur në telefon teksa drejtonte makinën.

Sipas bluve, “në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer”, thuhet në njoftim.

I riu i arrestuar do të akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.