AKTUALITET, 9 Korrik 2021, 11:51

Me drogë me vete, dy shtetas të huaj të arrestuar në Qafë Thanë dhe Kakavijë

Me drogë me vete, dy shtetas të huaj të arrestuar në


Dy shtetas të huaj një belg dhe një polak kanë rënë në prangat e policisë në pikën e kalimit Qafë Thanë dhe Kakavijë.

Policia bën me dije se shtetasit e huaj janë kapur duke transportuar lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike.

Goditen në Qafë Thanë dhe Kakavijë, 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të vogla.

Arrestohen një shtetas belg në Qafë Thanë dhe një shtetas polak në Kakavijë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMË” që drejtohej  shtetasi belg M. Ë., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. W., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme