TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë të arrestuar “gabimisht” nga policia greke janë liruar nga akuzat pas verifikimeve. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për dy shqiptarët e moshave 38 dhe 44-vjeç të cilët u vunë në pranga të hënën që lamë pas gjatë një kontrolli rutinë nga policia greke.
Atyre iu gjet një kavanoz me pluhur që ishte përdorur nga dy shqiptarët që përmbante 122 gram pluhur bashkë me disa kuti në disa ngjyra. Policia mendoi se ishte kokainë pavarësisht se dy shqiptarët e mohuan këtë.
Ata u vunë në pranga si dhe iu konfiskuan celularët dhe 2 900 euro të cilat konsideroheshin se ishin përfituar nga tregtia e drogës. Ata u mbajtën në qeli për dy ditë deri në ekzaminimin e lëndës që iu gjet me vete.