TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërron jetë në spital një nga tre të rinjtë që mbetën të plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë.
Në spital ka humbur jetën shtetasi Altin Vogli, që ishte pasagjer në mjetin me të cilin po udhëtonin.
Aksidenti i rendë ndodhi në afërsi të fshatit Kamberas, ku një mjet tip fuoristradë ka goditur bordurën e një pike karburanti.
Ndërkohë mbeten ende në gjendje kritike Ilir Gega (shofer) dhe miku tjetër i tij Dorjan Hifi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Të plagosurit u transportuan me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë, fatkeqësisht Altin Vogli nuk u ka mbijetuar dot plagëve.