AKTUALITET, 27 Gusht 2018, 20:19

Apple I i ndërtuar 40 vjet më parë nga Stiv Xhobs vlen më shumë se 300 mijë dollarë

Apple I i ndërtuar 40 vjet më parë nga Stiv Xhobs vlen më

Një nga kompjuterët e ndërtuar nga themeluesit e Apple, Stiv Xhobs dhe Stiv Uozniak në mesin e viteve 1970 dhe që funksionon akoma mund të shitet për më shumë se 300 mijë dollarë në ankandin që pritet të organizohet në Boston.

Bëhet fjalë për një Apple 1, kompjuteri i parë i “Mollës”, të cilën Xhobs dhe Uozniak e projektuan dhe e asembluan personalisht dhe që treg u hodhën rreth 200 ekzemplarë midis viteve 1976 dhe 1977. Aktualisht, mendohet se janë në qarkullim rreth gjashtëdhjetë.

Në gusht të vitit 2016, një kompjuter Apple u ble për 815 mijë dollarë, ndërsa një ekzemplar tjetër në vitin 2014 u shit në ankand për 910 mijë dollarë.

Kompjuteri i fundit Apple I ishte shitur në qershor 2017 për 335 mijë dollarë.

 

/TPZ.AL/