AKTUALITET, 5 Gusht 2019, 08:23

Ndërron jetë biznesmeni vlonjat, u qëllua me disa plumba në kraharor, i plagosur i biri 18-vjeçar. Çfarë ndodhi në lokalin në plazh

Ndërron jetë biznesmeni vlonjat, u qëllua me disa plumba në


Nderron jete ne spital biznesmeni vlonjat, i plagosur dje pas te shtenave me arme ne lokalin e tij.

Ai u dergua dje ne spital ne gjendje kritike per jeten, pasi kishte marre 6 plumba ne pjesen e kraharorit, por per fat te keq nuk ka mundur t’i mbijetoje dot plageve.

Mesohet se Arben Beqiraj (Brahimaj), rreth moshes 52 vjec ka nderruar jete pas mesnate ne spital.

Ai ishte pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe i nje tjeter biznesi ne qender te Vlores.

Nderkohe i plagosur ka mbetur edhe djali i tij 18 vjeçar dhe nje person tjeter, te cilet kane marre plumb ne kembe.

Sakaq, policia eshte vene ne ndjekje te dy autoreve, shtetasve me iniciale E.Xh dhe Sh.L, dhe jane ngritur postobllokqe ne te gjithe qytetin.

Nderkohe ne nje njoftim per mediat, policia dje beri me dije:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.

Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.