AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 22:15

U arrestua se lëvizte me armë në brez, gjykata e liron, i riu “e përshëndet” me gishtin e mesit



Gjykata e Korçës, prej ditësh kanë dhënë disa vendime që janë dukur ‘të çuditshm’e. Para pak ditësh ka ndodhur rasti më i fundit, ku vendimi është dukur ‘i çuditshëm’.

Policia arrestoi në flangrancë me armë në brez dhe kishte infornacione se ai mund të kryente vepra penale, por në më pak se tre ditë i riu u lirua.

Lirimi i tij erdhi me një vendim gjykate, dhe pse nga Policia ishte bërë e ditur se i riu kishte konflikte me disa persona dhe ishte arrestuar për armëmbatje pa leje.

Bëhet fjalë për shtetasin Igli Qani, i cili u la i lirë brenda pak ditëve. Duke e ditur këtë fakt ai ka pas daljes nga qelia ka bërë dhe ironi me mediat dhe me organet ligjzbatuese duke postuar foto me gishtin e mesit.