AKTUALITET, 16 Janar 2020, 15:30

Tryeza për reformën, Salianji: Kushtëzim i ndërkombëtarëve, për t’i hapur rrugën rotacionit paqësor të pushtetit

Tryeza për reformën, Salianji: Kushtëzim i

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në "News24", komentoi praninë e Damian Gjiknurit në tryezën për reformën zgjedhore, zhvilluar pak ditë mes palëve, ndwrsa u shpreh se takimi është një kushtëzim i ndërkombëtarëve, për t’i hapur rrugën rotacionit paqësor të pushtetit.

“Fakti që në tryezë ështē dhe Gjiknuri tregon që s’ka marrëveshje Rama-Basha, po të kishte një marrëveshje apo pazar gjëja më e lehtë ishte të hiqej Gjiknuri, Rama e ka lënë aty që të shtynte reformën sa më shumë, sot ka detyrim të Ramës të bëjë reformëm i detyruar pavaresisht se nuk heq dorë nga çunat problematikë!

Nese do kishte marreveshje ne do merrnim gjithcka, ne do i arrijmë me hapa, e mira do ishte që ndryshimi të ishte i shpejtë dhe i menjëhershëm, por po vjen i detyruar dhe ne korniza të qarta!

Është kushtëzim për rrotacion politik. Ne nuk i kemi ndërprerë dhe nuk i kemi hequr kurrë rrugën e protestave. Në 30 qershor u arrit të bindeshin ndërkombëtarët, jo vetëm me fjalë, por me një dokument të Bundestagut gjerman, ku përcaktoheshin 9 hapat ku duhet të kalonte Shqipëria.

Do të jemi në protestë në shkurt, por këto janë procese paralele. Këto janë procese që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Kushtëzimi për të bërë reformën zgjedhore është kushtëzim edhe për shkak të acarit ndërkombëtar që ka Rama, apo ngushticës që po i vjen atij nga ndërkombëtaret.” -u shpreh Salianji.