AKTUALITET, 29 Mars 2021, 09:22

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Meta: Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Meta: Dhembje e madhe, që na ka

Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19.

Meta shkruan se është një dhembje e madhe që na ka lënë pa fjalë.

Postimi i Metës:

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e...

Posted by Ilir Meta on Monday, March 29, 2021