TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edicioni futbollistik 2018-2019 në Kupat e Europës vjen me rregulla të reja, gjë e cila pasqyrohet edhe te hedhja e shortit. Këtë vit shorti i tureve pasardhëse bëhet pa u luajtur ndeshjet e radhës. Së fundmi, UEFA ka bërë dhe ndarjet e vazove për shortin e turit “play-off”, i cili do të hidhet në mesditën e së hënës.
Parashikohet një short i vështirë për Kukësin në rast kualifikimi, pasi rrezikon të përballet me një nga skuadrat që do të vijë nga eliminimi i turit të tretë të Champions-it. Në turin e tretë të Ligës së Europës, Kukësi do të luajë ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutais, në letër një kundërshtar i kalueshëm për verilindorët. Nuk përjashtohet mundësia që Kukësi të përballet me Shkëndijën e Tetovës, në rast se këta të fundit eliminohen nga Salcburgu në turin e tretë të Champions-it.
Ndërsa tetovarët kanë një mundësi më të mirë edhe në rast eliminimi nga austriakët, pasi ndodhen te vazoja e favoritëve për turin “play-off” të Ligës së Europë. Në rast kualifikimi, Shkëndijën e pret një short i vështirë në fazën “play-off” të Champions-it, por gjithsesi do të kenë të garantuar kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Europës.