AKTUALITET, 5 Gusht 2018, 19:55

Lenjani feston ditëlindjen nga stoli, shqiptari tjetër i Sionit shënon dy gola

Lenjani feston ditëlindjen nga stoli, shqiptari tjetër i Sionit

Një ditëlindje e festuar nga stoli ka qenë kjo e sotmja për mbrojtësin e majtë të kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. Sioni luajti në shtëpi përballë modestëve të Ksamaks, ku nuk e kishin aspak të vshtirë fitoren.

Edhe pse historia e takimit u vendos shumë shpejt dhe fitoren e kishte në xhep, tekniku i Sionit, italiani Jarobaki nuk preferoi të aktivizojë mbrojtësin Lenjani, i cili qëndroi në stol përgjatë gjithë 90 minutave. Tashmë 29-vjeç, Lenjani duket se ka nevojë ende për të ndryshuar skuadrën.

Ndërsa shqiptari tjetër i Sionit, Pajtim Kasami realizoi dy nga tre golat e kësaj sfide, duke qenë edhe njeriu i takimit