AKTUALITET, 5 Gusht 2018, 19:30

E rëndë në Shijak, burri humb jetën teksa peshkonte

E rëndë në Shijak, burri humb jetën teksa peshkonte
Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak, ndërsa mësohet se viktima është Arben Qose, 50 vjeç.

Mësohet se viktima ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike, ndërsa dyshohet që të jetë bërë shkak ndonjë takim elektrik që i ka marrë jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.