AKTUALITET, 2 Nëntor 2020, 09:30

Kontakt me një person me koronavirus, karantinohet kreu i OBSH

Kontakt me një person me koronavirus, karantinohet kreu i OBSH


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bën me dije se është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitivë për COVID-19.

Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit.

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitivë për COVID-19.

Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por gjithashtu, unë do të punoj nga shtëpia duke respektuar protokollet e WHO”, u shpreh ai.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros.