TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli bëri detyrën në “San Paolo”, duke mundur Lacion me rezultatin 2–1. Kajehon dhe Milik shënuan për skuadrën e Ançelotit, ndërsa golin e vetëm të vizitorëve e shënoi Imobile. Lacio mund të kishe marrë më shumë nga ky takim, por kartoni i kuq i Açerbit në minutën e 68-të e bëri të pafuqishme skuadrën kryeqytetase.
Thomas Strakosha luajti gjatë të gjithë takimit. Porteri i kombëtares shqiptare kreu një pritje fantastike në minutat e para të takimit, por mund të kishe bërë më mirë në golin e Kajehon, ndërsa në golin e dytë të Napolit, Milik ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi që nuk i la asnjë shans “gardianit” shqiptar.
Ndërkohë, Elseid Hysaj u aktivizua në minutë e 88-të. Ançeloti ia ka bërë të qartë shkodranit, se do i duhet shumë punë për t’u rikthyer në formacion si titullar, ku vendi i është zënë nga francezi Kevin Malkyit.
Me këtë humbe objektivi Champions bëhet tmerrësisht i vështirë, pasi për vendin e katërt krahas Lacios po luftojnë Roma, Milan, Atalanta dhe Sampdoria, të gjitha këto ekipe ndahen me shumë pak pikë nga njëra tjetra