TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra naftëtarë që morën pjesë në takimin e organizuar në Patos nga Sindikata e naftëtarëve shqiptarë në kuadër të Ditës Botërore të Punës së Denjë, ngritën një sërë problematikash.
Mos zbatimi i statusit të naftëtarit, kushtet e punës dhe pagat ishin disa nga pikat kryesore ku naftëtarët janë ndalur duke thënë se shumë janë premtuar por që ende nuk është bërë asgjë.
Duke u ndalur për statusin e naftëtarëve dhe zbatimin e pjesshëm të tij kryetari i Sindikatës së naftëtarëve shqiptare, Kosta Kina është shprehur se edhe pse ka një vit e gjysmë që ky status është miratuar ende nuk po gjen zbatim.
Në ditën botërore të punës së denjë konfederata botërore e sindikatave kërkon nga të gjitha sindikatat diskutimin problematikave por edhe të arritjeve të deritanishme.