AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 17:11

Mike Pompeo: Trump do të takohet së shpejti me Kim Jong Un

Mike Pompeo: Trump do të takohet së shpejti me Kim Jong Un

Donald Trump dhe Kim Jong-un do të zhvillojnë së shpejti një takim të dytë.

Këtë e konfirmoi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo pas takimit me udhëheqësin koreanoverior në Penian.

Pompeo tha se data e saktë e takimit është ende duke u diskutuar, por takimi do të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Trump u takua me Kim Jong Unin më 12 Qershor, teksa Koreja e Veriut i ka qëndruar zotimit për të pezulluar provat bërthamore e raketore.