AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 17:28

Sfidë Rusisë, manovra ushtarake ajrore NATO-Ukrainë

Sfidë Rusisë, manovra ushtarake ajrore NATO-Ukrainë

Rreth 700 ushtarë nga tetë vende të NATO-s dhe Ukraina, si dhe rreth 40 avionë, mes të cilëve edhe luftarakë amerikanë model F-15, marrin pjesë që nga dita e sotme në manovra në perëndim të Ukrainës, nën sfondin e krizës me Rusinë fqinje.

“Kjo është hera e parë që forcat ajrore do të punojnë së bashku për t’u stërvitur që të mbrojnë hapësirën ajrore”, njoftoi zëdhënës i forcave ajrore ukrainase, Juri Ignat.

Tetë vende anëtare të NATO-s, SHBA-ja, Britania e Madhe, Belgjika, Danimarka, Estonia, Holanda, Polonia dhe Rumania, marrin pjesë në këto manovra të quajtura “Clear Sky 2018”, sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.