AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 20:10

George Bush marton të vajzën në një ceremoni sekrete

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shoqëruar në altar të bijën ditën e djeshme.

Ceremonia e dasmës u organizua në mënyrë sekrete dhe të ftuar ishin vetëm 20 persona, të cilët ishin pjesëtarë të familjes.

Barbara Bush lidhi kurorën me skenaristin e njohur Craig Coyne, buzë oqeanit në një pamje fantastike.

Ceremonia ishte e vogël dhe tepër private, ndërsa nusja ndër më të bukurat dhe me të thjeshtat që kemi parë ndonjëherë.

Fotot janë siguruar nga ‘People’ për të dhuruar pak nga emocionet që humbën shumë persona ditën e kaluar.