AKTUALITET, 8 Tetor 2018, 17:03

Copy- paste! Shikoni sesi bëjnë plagjiaturë zv. Ministri dhe deputetja e qeverisë Rama

Mjeku dhe studiuesi Taulant Muka publikoi një artikull ku dukej qartë se një material i pretenduar i zv. Ministrit të Arsimit Ervin Demo ishte një kopje “copy- paste” e një artikulli të huaj, shkruar nga një studiuese tjetër.

Por këtë të dielë, studiuesi ka publikuar një tjetër artikull të kopjuar nga po i njëjti zv. Ministër, me ndryshimin se në tekst lexohej dhe emri i bashkëpunueses së tij, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti. Artikulli, një bashkëpunim mes të dyve, ishte një kopje e një artikulli të huaj.

Mjeku shkruante në statusin në rrjetin social se ishte hera e parë që shihte një autor që kopjon 100%, nga fillimi në fund një tekst.

STATUSI I TAULANT MUKËS:

Plagjiatura nr. 2 e zv. Ministrit te Arsimit! Jeni te lire ta beni share!

Ne kete shembull, zv. Ministri i Arsimit eshte autor i pare- 100% copy-paste! A mund te bejne persona te tille reformat ne Arsim? Ka shume shembuj te tille Shqiperi jone; njerez qe nuk kane asnje lidhje me arsimin japin mesim, "motivojne" te rinjte, drejtojne departamente, fakultete dhe universitete, dhe bejne edhe "politikat" ne arsim! Te rinjte kane nevoje per njerez me vlera dhe akademike te cilet arsimin e kane pasion!

FOTOT E PLAGJIATURËS SË ZV.MINISTRIT DHE DEPUTETES SË PS

Këtë mbrëmje, Muka ka folur nga studio e Oraneës pmbi çështjen dhe ka argumentuar se zgjedhja e duhur do të ishte dorëheqja e këtyre zyrtarëve nga posti, sidomos ajo e zv.Ministrit të Arsimit, përgjegjës për dijen, por në të vërtetë një “kopjac” i shëmtuar i punës së të tjerëve.

Muka: Une në bëra publik rastin e zv/ministrit të Arsimit për shkak se mban një pozicion në këtë shoqëri që bën politikat, në rastin konkret të arsimit të lartë. Si është e mundur të bësh politikat e arsimit të lartë kur zv/ministri i Arsimit të gjithë karrierën e tij akademike e ka pasur mbi materiale të kopjuara. Po a mund t'i besohet një personi të tillë apo personave të ngjashëm që të dalin garant për reformat në arsimin e lartë, që të dalin garant që ajo që jepet në universitete është e cilësisë së lartë, apo që të jenë garant për gjithçka që universiteti duhet t'i ofrojë në mënyrë cilësore studentit./Gazeta Express