TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lezete Muca, banore e Tapizës ka rrëfyer se çfarë pa me sy ditën e grabitjes në Rinas.
“Zhurmë e madhe, të shtëna automatiku herën e parë. Më pas të shtëna pistolete. Krejt nëpër tjegull andej bam-bam, u mbyllëm brenda ne s’dinim gjë. Në fund fare vetëm një fugon policie ka qenë i Rinasit, mbrapa kanë ardh forcat e tjera”, kështu shprehet për ABC News zonja 70 vjeçare.
Këta banorë të fshatit Tapizë, por edhe shumë të tjerë, pohojnë gjithçka ka ndodhur mesditën e 9 Prillit pas grabitjes së milionave të eurove në aeroporit të Rinasit, duke i kanë kthyer më shumë se 20 vite pas në vitin 1997.
“Jena trishtu atë ditë, futëm kryet brenda. Edhe në kohën e armëve që u hapën depot u futëm brenda t’u u dridh t’u iu lut Zotit. Në këtë grykë lumi ndodh çdo gjë, vjedhje, përleshje. Zoti na rujt. Ata komshijtë kanë qenë mu aty dëshmitarë. Kishim frikë me u afru le që s’të lejshin. Jemi tmerru, kishim frikë për kalamajtë. Mirë që i kemi kalamajtë në një shkollë private”, shprehet zonja për ABC News.
Për Qamilin një tjetër banor kjo gjendje është e rëndë. Sipas tij grabitja ka ndodhur për shkak se autorët kanë pasur bashkëpunues brenda.
“Atje ku rri jashtë telash, ata dyshojnë dhe vjen ajo makina rreth që i kontrollon, jo me hy brenda, kjo është e habitshme”, shprehet banori.
Kujtojmë që me 9 prill u grabitën më shumë se 9 milionë euro dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.