AKTUALITET, 12 Prill 2019, 16:44

Dronë, autobote dhe 1500 efektivë, policia merr masa një ditë para protestës së opozitës

Dronë, autobote dhe 1500 efektivë, policia merr masa një


Policia ka ndërmarrë masat për protestën e tetë të opozitës që është paralajmëruar të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00, para Kryeministrisë. Dosja.al mëson se janë angazhuar mbi 1500 efektivë policie, kamera sigurie, dronë, agjentë civilë, dhe autobote për hedhjen e ujit.

Garda e Republikës do të jetë gjithashtu e gatshme për të ndërhyrë në rast se në protestë do të krijohet dhunë.

Gjithashtu mësohet se kamerat e sigurisë janë pastruar dhe shtyllat pranë zoën ku do të mbahet protesta janë lyer me graso për të shmangur ngjitjen e protestuesve.

Dera e Kryeministrisë është pajisur me një mbrojtëse dhe është bërë rrethimi me gardh metalik.

Parashikohet që të bllokohet edhe qarkullimi në rrugën “Ismail Qemali”, “Ibrahim Rugova”, lidhja me bulevardin, ura e Lanës nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca.

Kjo është protesta e tetë që do të mbajë opozita kundër qeverisë Rama. Opozita e bashkuar kërkon largimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.