AKTUALITET, 12 Prill 2019, 16:50

U gjend i mbytur nga peshkatarët në Vlorë, kush është 56-vjeçari (FOTO)

Publikohet fotoja e viktimës me iniciale I.I, i cili u gjend ditën e sotme i mbytur në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.

Sipas informacioneve, mësohet se 56-vjeçari ka dal në breg i pajetë nga dallgët e detit dhe është gjendur nga peshkatarët.

Kujtojmë që viktima jetonte i vetëm dhe merrte shërbime nga qendra komunitare e shëndetit mendor, Vlorë, i njohur kështu si person me problem mendore.