AKTUALITET, 12 Prill 2019, 18:23

Nesër protestë masive e opozitës, Kryeministria lyen me graso shtyllat


Opozita e bashkuar ka organizuar protestë që pritet të jetë masive ditën e nesërme në orën 18:00.

Kryeministria ka marrë masa ndaj protestuesve duke lyer shtyllat me graso në mënyrë që protestuesit mos kenë mundësi t’i prekin, të ngjiten apo të lëvizin kamerat që filmojnë protestën.

Po ashtu kryeministria është rrethuar për të ndaluar protestuesit të futen në institucion. Kujtojmë që kjo është protesta e parë masive që po organizohet nga PD pasdite.