TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së një çadre ditën e nesërme parnë kryeministrisë.
E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Tabaku deklaroi se akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë nga ana e opozitës.
“Nuk do të ketë një çadër. Akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë. Është vendosur në këtë datë sepse tashmë protestat mujore janë bërë të zakonshme. PD nuk ka ndërmend të përsërisë vetveten”, u shpreh ish deputetja e PD-së.
Opozita e bashkuar ka paralajmëruar ditën e nesërme një protestë madhështore, ku ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë masivisht. Ata kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila garanton zgjedhje të lira e të ndershme.