TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e ndaluar të Bregut të Lumit, kanë folur sot në dalje nga komisariati, kanë treguar atë që kanë hequr gjatë përplasjes me policinë.
“Në orën 5 të mëngjesit kam dëgjuar ulërimet e nga një shtëpi dykatëshe, duke bërtitur erdhi Policia. Janë zgjuar të gjithë fëmijë e ulëronin. Ishte sikur po na pushtonte itali fashiste. Ishte tmerr, ulërima nga të gjithë fëmijët.
U kërkuam që të na linin, sepse po mbrojmë shtëpitë tona, nuk pranuan, vetëm vendosën skafandrat, morën shkopinjtë e gomave, dhe filloi lufta. Na kanë dhunuar të gjithëve ne, fëmijë. Siç i keni parë 2 vajzat e mia. Goca ime 16-vjeçe është tërhequr zvarrë.
Do e denoncoj atë që dhunoi vajzën time vetëm 16-vjeçe. Një polic i shëndosh më tha se atë që ke bërë t’i në protesta, vetëm në komisariat e ke vendin”, – tha një prej banoreve.