AKTUALITET, 20 Gusht 2018, 11:39

Mungesa e gjumit ka pasoja të pakthyeshme, ja çfarë mund të shkaktojë edhe një natë e vetme pa gjumë

Mungesa e gjumit ka pasoja të pakthyeshme, ja çfarë mund

Gjumi i natёs qё zgjat mё pak se 6-7 orё shkatёrron sistemin imunitar dhe dyfishon rrezikun nga kanceri.

Gjumi i pamjaftueshёm ёshtё njё faktor kyc qё pёrcakton nёse mё vonё do tё zhvilloni sёmundjen e Alzheimerit. Edhe reduktime tё vogla tё kohёs qё shpezoni nё gjumё mund tё ndikojnё nё nivelin e sheqerit nё gjak.

Gjumi i paktë rrit rrezikshmёrinё e bllokimit tё artёrieve duke ju çuar drejt sёmundjeve kardiovaskulare, infarktit dhe atakut kardiak.

Gjithashtu, mungesa e gjumit kontribuon nё shumё sёmundje psikike, si depresioni dhe ankthi. Mund tёçojё edhe nё vetёvrasje.

Ndoshta keni vёnё re oreks tё shtuar kur jeni tё lodhur: kjo nuk ёshtё koiçidencё. Gjumi i paktë rrit pёrqёndrimin e njё hormoni qё ju bёn tё uritur.

Edhe pse mund tё jeni tё ngopur, pёrsёri keni oreks. Ёshtё mёnyra mё e lehtё pёr tё shtuar nё peshё.

Tё gjitha rreziqet e mёsipёrme tregojnë se sa mё pak tё flini, aq mё e shkurtёr mund tё jetё jeta juaj.

Nuk ёshtё koiçidencё qё nё vendet ku koha e gjumit ka ardhur nё rёnie shekullin e fundit, si SHBA, Angli, Japoni dhe Koreja e Jugut shihen rritje tё mёdha tё sёmundjeve tё sipёrpёrmendura.

Shkencёtarёt kanё nisur tё nxisin doktorёt që tё kёshillojnë pacientёt tё flenё mё shumё, pasi shumё sёmundje mund tё shmangen nё kёtё mёnyrё.

Nuk ka asnjё organ nё trupin e njeriut qё tё mos preket nga mungesa e gjumit.

Burimi: Daily Mail 

/TPZ.AL/