TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tregtarët e mallrave industriale në Lezhë nuk i janë gëzuar dot ditës së parë të hapjes së biznesit pas javëve të izolimit dhe mungesës së të ardhurave për një arsye absurde: Bashkia e Lezhës drejtuar nga Pjerin Ndreu nuk e ka bërë dezinfektimin e tregut.
Kjo neglizhencë e ky injorim ka ngjallur protesta dhe indinjatë, që është shuar me forcën e Policisë bashkiake dhe asaj të Rendit.
Ish-deputetja Lindita Metalliaj ka reaguar me forcë ndaj kësaj braktisjeje dhe shpërfilljeje nga ana e qeverisë dhe pushtetit lokal për 285 biznesmenë të vegjël që jmbahen me këtë ketë punë.
Postimi i plotë
“Bashkia Lezhë braktis tregtarët ambulantë!
Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Lezhës janë lënë në mëshirë të fatit! 285 tregtarë ushqejnë familjet me ato pak të ardhura që fitojnë nga shitjet në treg.
Edhe pse tregu duhej të ishte i hapur me urdhër të “shpëtimtarit të vendit”, deri në këto momente ai është akoma i mbyllur. 285 familje janë pa bukë dhe pa të ardhura!
Kjo ndodh nga paaftësia, papërgjegjshmëria dhe neglizhenca e Bashkisë Lezhë e cila ka për detyrë të dizinfektojë ambientet e tregut industrial! Deri në këto momente kjo nuk ka ndodhur!
Policia bashkiake bashkë me Policinë e rendit sot shpërndanë protestën e tregtarëvë, të cilët me të drejtë kërkojnë t’u plotësohen kushtet dhe të merren të gjitha masat mbrojtëse nga pushteti vendor dhe qëndror, në mënyrë që të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar për të ushqyer familjet!
I bëj thirrje Bashkisë Lezhë dhe të emëruarit të saj të marrin të gjitha masat për të mundësuar hapjen e tregut industrial të Lezhës! Çdo ditë vonesë, janë ditë pa bukë për 285 familje!”
https://www.facebook.com/kleiten.metaliaj.7/posts/610303189565192