AKTUALITET, 27 Prill 2020, 13:58

Gjirokastër, po krasiste hardhitë, 80-vjeçari bie nga lartësia e plagoset rëndë

Gjirokastër, po krasiste hardhitë, 80-vjeçari bie nga


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një i moshuar është aksidentuar rëndë teksa punonte në bahçe.

80-vjeçari Demir Demiri është rrëzuar nga një lartësi prej katër metrash, teksa po krasiste hardhitë.

Mësohet se i moshuari ka pësuar dëmtime në kokë dhe çarje të kafkës. Po ashtu bëhet e ditur se ai do të largohet me helikopter për trajtim të mëtejshëm në spitalin e traumës.