TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Brendshme turke njoftoi sot se më shumë se 400 persona janë arrestuar, pasi akuzohen për provokime në rrjetet sociale në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri.
“Vetëm në 42 ditët e fundit, 6362 llogari në rrjetet sociale janë identifikuar përfshirë dhe 855 të dyshuar dhe 402 persona janë arrestuar”, deklaroi ministria në një komunikatë.
Autoritetet turke po ndjekin në mënyrë të pamëshirshme personat që dyshohen për përhapjen e thashethemeve për virusin ose që kritikojnë menaxhimin e epidemisë nga qeveria.
Në fund të marsit, ministri i brendshëm njoftoi se 410 persona të tjerë ishin arrestuar me akuza të ngjashme.
Turqia ka regjistruar më shumë se 2800 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe më shumë se 110,000 raste të personave të infektuar.