AKTUALITET, 27 Prill 2020, 15:06

Zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare

Zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare

Burgjet janë kthyer në një vatër serioze të koronavirusit në vend.

Pas konfirmimit të 13 personave të infektuar me Covid-19 në burgun ‘313’ në Tiranë, persona të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar edhe në qelitë e paraburgimit 302, në komisariatin numër 3 në rrugën ‘Mine Peza’.

A2 ka mësuar se katër persona janë të mbajtur në qeli janë të konfirmuar me Covid-19.

Një ditë më parë, urgjenca ka marrë për të shtruar në spital një të ndaluar, i cili qëndronte aty prej dy javësh me temperaturë të lartë.