AKTUALITET, 8 Maj 2018, 09:49

“Mua s’do më shikosh më… Do zhdukem”/ HISTORIA E DASHURISE me gruan e martuar. Biseda e Xhafer Osmanit me burrin e saj

Vdekja e kosovarit 61-vjeçar Xhafer Osmani vijon të qëndrojë e mbuluar nga misteri, pasi deri në daljen e rezultateve të ekspertimit Mjeko-Ligjor, policia dhe prokuroria e Krujës, vijojnë të mbetet të ndara në qëndrime, duke mos përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje me paramendim.

Hetimet kanë nisur për vrasje, por ekzistojnë dyshime të forta se Xhafer Osmani, ka shumë gjasa të jetë vetëvrarë.

LIDHJA INTIME

Dyshohet se pas kësaj ngjarje fshihet një histori intime, pasi viktima Xhafer Osmani ka pasur një lidhje me një grua në Kosovë, e cila ka qenë e martuar me dikë tjetër. Një burim nga policia tha se në dijeni të kësaj lidhje të fshehtë ka qënë burri i saj, i cili ka vendosur ta refuzojë gruan e tij.

Por që më pas besohet se Xhafer Osmani ka hyrë në negocim me burrin e gruas që dashuronte duke i pohuar: ”…aman pranoje se mua s’do më shikosh më, se do zhdukem…”. Një bisedë e tillë mësohet se është bërë në një nga faqet sociale që viktima dispononte.

Vrasje apo vetevrasje?

Këto rrethana kanë shtyrë disa anëtarë të grupit të hetimit të binden se viktima i gjetur i djegur në fshatin Derven të Fushë-Krujës, është vetëvrarë. Megjithatë ky nuk është ende një version zyrtar,pasi ende pritet konkluzjoni i ekspertëve të mjekësisë ligjore në Tiranë, të cilët kanë ekzaminuar trupin e pajetë. Por, gjetja e një KURANI, vetëm pesë metra larg makinës së djegur, sipas disa hetuesve tregon se viktima në gjëndje emocionale të thellë, është falur mbi këtë libër dhe më pas ka hyrë brenda në makinë, duke u vetëdjegur.

Ndërkohë disa ekspertë të tjerë, po anëtarë të grupit hetimor, thonë se kemi të bëjmë me një vrasje, pasi viktima është gjendur në sediljen e prapme të makinës. Trupi ishte i kthyer përmbys, me kokën pranë portës së pasme të djathtë, e këmbët të cilat janë djegur në pjesën më të madhe mbi metalin e sediljes. Gjithashtu në distancën 50 metra nga makina e djegur është gjendur një pagure plastike 0.5 litro me ambalazh “Glina”, e cilë është marrë si provë, por nuk rezulton të jetë mbushur me benzinë apo lëndë tjetër djegëse.