TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur në fitoren e PS më 11 maj dhe paralajmëroi se në të 12 qarqet “do të ndezim zjarrin më të madh femëror në historinë e zgjedhjeve.”
Kreu i PD theksoi se “do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin me Noc Rrokun”.
"Arsyeja e arsyes pse mendoj se ne socialistët dhe progresistët shqiptarë kemi të drejtën për ti parë në sy kur u kërkojmë votën, është ngritja e dinjitetit të Shqipërisë në këmbë, nga një zhargavinë në një linjë të drejtën, në sy të të huajve dhe katin se ne i dhamë marrëdhënie ndërkombëtare një shije që se ka patur kurrë nëna Shqipëri, shijen e respektit të munguar. Sot Shqipëria respektohet, dëgjohet dhe vlerësohet si asnjëherë më parë dhe në këtë arsye të arsyeve ato që e kuptojnë më mirë janë gratë dhe vajzat, sepse përpjekjet e tyre gjatë gjithë këtyre viteve shtet bërje, lufta për të qenë të palënduara në dinjitet dhe për të shijuar dinjitetin, janë simetrike, si dy pika ujë, me përpjekjet e Shqipërisë për të ndryshuar cilësisht bashkëjetesën ndërshtetërore", deklaroi Rama.
Sipas tij, kush ka me vete gratë dhe vajzat ka energjinë më të shëndetshme të shoqërisë.
"Dua që bashkë me ju më 11 maj ne të kemi një objektiv brenda objektivit, të marrim mbështetjen më të madhe ndonjëherë të grave dhe vajzave. Kush ka me vete gratë dhe vajzat ka energjinë më të shëndetshme të shoqërisë. Shqipëria bëhet zonjë vetëm kur bëhet anëtare e BE. Kështu e çojmë në vend amanetin të cilin të gjitha zemrat e pastra për ngjitjen e yllit në majën e BE. Në 12 qarqet do të ndezim zjarrin më të madh femëror në historinë e zgjedhjeve dhe do të jenë gratë dhe vajzat që do ta prezantojnë bufin me Noc Rrokun", tha ai.