TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta hera-herës deri mesatare nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore-malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.