AKTUALITET, 10 Tetor 2025, 15:48

Florian Binaj i mbyll gojën të gjithëve: Jam i pavarur si Nikoll Lesi!

Florian Binaj i mbyll gojën të gjithëve: Jam i pavarur si Nikoll

Kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Florian Binaj, është shfaqur në një intervistë televizive, ku u përpoq vazhdimisht të shpjegonte se është kandidat i pavarur dhe jo kandidat i Sali Berishës, siç e akuzojnë. 

Me sa duket, i kompleksuar nga emri i Berishës, Binaj për të ilustruar se një kandidat mund të jetë plotësisht i pavarur edhe duke u mbështetur nga parti politike, kishte gjetur si rast për ilustrim të pavarësisë, kandidimin e Nikoll Lesit! 

Ja si e përshkruan vetë gazeta Koha Jonë e Nikoll Lesit, deklaratën e Binajt!  

"Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, e ka krahasuar kandidimin e tij me atë të botuesit të gazetës KOHA JONE, Nikoll Lesi në vitin 1997. Binaj u shpreh: “Rasti im është i ngjashëm me atë të zotit Nikoll Lesi kur ai vendosi të kandidojë i pavarur si deputet dhe pati përkrahjen e gjithë spektrit politik. Edhe unë po ndjej të njëjtën frymë bashkimi përtej partive,” deklaroi Binaj.

Nikoll Lesi ka fituar dy herë si kandidat për deputet i pavarur në Lezhë, në vitin 1997 dhe 2001", shkruan Koha Jonë. 

Pas kësaj deklarate, populli mund të rrijë i qetë, që Binaj është vërtetë një kandidat i pavarur dhe nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën.