AKTUALITET, 10 Tetor 2025, 21:56

VIDEO/ Arrestohet shqiptari në New York, kamerat e sigurisë e filmuan mbi 10 herë duke hedhur mbeturinat e biznesit në natyrë 

VIDEO/ Arrestohet shqiptari në New York, kamerat e sigurisë e

Një shqiptar është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë. Bëhet me dije se Xh.K ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti.

Siç raportohet Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers. Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar automjetin e tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë.

Po ashtu lidhur me ndotjen e mjedisit është arrestuar edhe një person tjetër. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue. Sakaq, Policia e Yonkers thotë se zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do të merret me ndjekjen penale.