TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se efektivë civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit “Audi” me targa britanike dhe kanë vënë në pranga tre persona që ndodheshin brenda tij, të shpallur në kërkim.
Identiteti i personave të ndaluar nuk është bërë ende i ditur, ndërsa motivet e ndalimit mbeten të paqarta.
Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.