AKTUALITET, 18 Tetor 2025, 08:59

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ja si do të jetë moti sot

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu në pjesën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.